Lluka hap konferencën “Sjellja e Përgjegjshme e Biznesit në Xehtari”

Lluka ka treguar se çka është arritur në këtë sektor gjatë kohës sa ai ishte Ministër i Zhvillimit Ekonomik

Nën organizimin Ambasadës Kanadeze në Kosovë, Ministri i Zhvillimit Ekonomik në detyrë, Valdrin Lluka, ka marrë pjesë në konferencën “Sjellja e Përgjegjshme e Biznesit në Xehtari”, ku morën pjesë rreth 60 profesionist nga sektori publik, privat dhe akademia.

Gjatë hapjes së konferencës në fjalimin e tij, Ministri Lluka ka treguar se çka është arritur në këtë sektor gjatë kohës sa ai ishte Ministër i Zhvillimit Ekonomik.

“Pas më shumë se një dekade, zonat me interes të veçantë janë hapur për investime strategjike. Gjatë kësaj periudhe kemi krijuar kornizë ligjore dhe rregullatorë për investime në sektorin minerar”, tha Lluka.

Ai gjithashtu tha se si Ministër përgjegjës për sektorin minerar, në emër të Qeverisë së Republikës se Kosovës, me Qeverinë Kanadeze në vitin 2018 kam nënshkruar marrëveshjen për mbrojtjen e investimeve Kanadeze në Kosovë dhe anasjelltas, rezultat i së cilës është aplikimi i një kompanie nga Kanada për marrjen e statutit të investitorit strategjik për investime në këtë sektor.

Ai në fund falënderoi organizatorët e konferencës duke thënë se organizimet e tilla janë një hap i rëndësishëm i zhvillimit të sektorit minerar./21Media

Back to top button