Lluka: Kosova në Beograd është paraqitur si vendet tjera

Lluka për marrëveshjen roaming: Kosova ka arritur një synim të madh

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka menjëherë pas kthimit nga Beogradi ku ka nënshkruar marrëveshjen e uljes së çmimit për roaming, tha se Kosova është paraqitur denjësisht dhe njësojë sikur vendet e tjera.

Ministri Lluka në një konferencë për media, u shpreh se me anë të kësaj marrëveshje Kosova ka arritur një synim të madh dhe se këtë BE-ja do të duhet të marrë si model për të shfrytëzuar marrëveshjet tjera që mund të ndodhin.

“Kosova për herë të parë është paraqitur si një vend i barabartë me gjitha vendet tjera dhe së bashku me gjitha vendet e tjera që kemi nënshkruar këtë marrëveshje. E cila pritet të fillohet të implementohet më 1 korrik të vitit 2019, ku do të ketë reduktime të ashpra fillestare në tarifa. Pastaj brenda dy viteve do të ketë eliminim të tërësisht të tarifave të roaming. Pra në korrik të vitit 2021, pritet që të aplikohet koncepti i roaminut ashtu sikur në shtëpi. Pra ato çmime që i kemi brenda Kosovës, do të aplikohen kudo në Ballkanin Perëndimor”, tha ministri Lluka.

Për përfaqësimin e Kosovës në Beograd, ministri Lluka deklaroi se ka pasur një përfaqësim të denjë si shtet, dhe jo si nën UNMIK-un

“Jemi përfaqësuar sikur Kosovë, jo sikur UNMIK dhe si të tillë është nënshkruar marrëveshja, ky fakt ka bërë që Komisioni Evropian si model për të shfrytëzuar për aktivitetet tjera të ngjashme që mund të kemi”, shtoi ai.

Përkundër kësaj, ministri Lluka njoftoi se ka pasur tendenca të ndalimit të deklarimeve përmes aspekteve teknike, siç ka ndodhur me Shpend Lilën ku është ndërprerë fjalimi i tij.

“Kjo ka ndodhur në të gjitha prezantimet për fat të keq dhe tek Shpendi, ideja ka qenë që së bashku me organizatorin kryesisht kanë marrë nën kontroll sistemin e zërimit, ndriçimin ku është fokusuar ndriçimin tek një person në publik ku e ka lexuar një deklaratë që psh, Kosova nuk është e pavarur. Me këtë, për ne ishte një moment jo i mirë”, u shpreh ministri Lluka.

Ndryshe sot ministri tjetër nga radhët e AKR-së, Fatmir Matoshi ka qenë i fituar në një samit që po mbahet në Tiranë, mirëpo për shkak të përfaqësimit nën ombrellën e UNIMIK-ut, ai e ka bojkotuar këtë takim si shenj proteste.

Back to top button