Logopedi i dyshuar i shtrirë në spital, por jo për shkak të lëndimeve fizike

Logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu, të cilit të hënën i është caktuar një muaj paraburgim për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”, ndodhet në spital nën përcjelljen e Policisë së Kosovës. Fazliu dyshohet se keqtrajtoi një fëmijë me autizëm.
Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Arsim Emini për portalin rtv21.tv ka thënë se logopedi i dyshuar, ndodhet i shtrirë në spital për shkak të problemeve me hipertension dhe sheqer dhe jo për shkak të lëndimeve fizike.
“Pacienti është ende në spital dhe po trajtohet për probleme internistike e jo për lëndime fizike. Gjendja e tij është stabile. Janë marrë mostrat e gjakut dhe në bazë të rezultateve konziliumi i mjekeve të internos do të vendosë për trajtim të mëtejme”, ka thënë Emini për portalin rtv21.tv.
Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar dje një muaj paraburgim Iljasa Fazliut dhe dy të dyshuarve tjerë , I. Sh. dhe R. V (familjar të vogëlushes) të cilët pas rastit e kishin sulmuar fizikisht logopedin./21Media
 
 
 
 

Back to top button