Lokalizohen zjarre në Komunën e Malishevës

Në Komunën e Malishevës pasditën e sotme, janë lokalizuar disa zjarre të hapura, të cilat me intervenimin e menjëhershëm të ekipeve përgjegjëse nga Komunat fqinje, janë shuar.
Tutje, përmes një komunikate është bërë e ditur se zjarret kanë shkaktuar rrezik edhe për shtëpitë e banimit përreth.
Nënkryetari i kësaj Komune, Hajdin Berisha ka falënderuar zjarrfikësit e Drenasit, Rahovecit, Prizrenit dhe Malishevës për ndihmën e dhënë, për të shuar zjarrin dhe në të njëjtën kohë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, e të mos ndezin zjarre në vende të pasigurta./21Media


 

Back to top button