Lopët mbytën një burrë dhe lanë të paralizuar gruan e tij

Një burrë që po shëtiste dy qentë e vajzës së tij gjatë izolimit u godit për vdekje nga lope, kur nga lëndimet mbeti e paralizuar edhe gruaja e tij.
Punonjësi i telekomit, Michael Holmes, 57 vjeç, vdiq në vendngjarje dhe gruaja e tij Teresa u transportua me helikopter në spital pas sulmit në një vendkalim publik në shtator 2020, zbulon hetimim gjatë senacës së sotme që u mbajt lidhur me rastin në fjalë.
Çifti, që të dy punonin nga shtëpia, kishin ecur nëpër fushën e fermerit aty pranë në Wakefield, West Yorkshire “shumë herë”
Një fqinj që i gjeti ngriti alarmin.
Teresa e cila u rrëzua pa ndjenja, u zgjua në spital një javë më vonë dhe kaloi gjashtë muaj duke u shëruar nga lëndimet e shpinës dhe brinjëve.
Gruaja i tha gjykatës se ajo dhe Michael, bashkëshorti i saj 34 vjeç, ecnin rregullisht në rrugë gjatë pushimeve të drekës ndërsa punonin nga shtëpia gjatë karantinës.

Back to top button