Loredana sërish shtatzënë?

Artistja shqiptare, Loredana Zefi ka postuar një fotografi e cila ngriti dyshimet për një shtatzëni të mundshme.
Një atlete e një bebi dhe kaq e pati që të përflitet se Lori është shtatzënë me fëmijën e dytë.

Mirëpo, ende nuk është konfirmuar nëse kjo është e vërtetë apo ajo është në përgatitje të ndonjë projekti të ri muzikor.
Së fundmi, në këngën e publikuar në bashkëpunim me Mozzik, “Immer wenn es regnet”, në një pjesë të tekstit me theks të veçantë thuhet “ Ka ardhë koha Hanës me ia bo një vëlla”.

Ish-çifti janë shumë shpesh pjesë e mediave roze, si për bashkëpunimet shumë të suksesshme, si për jetën private.
Afër një muaj më parë, ishte vetë Loredana ajo që konfirmoi ndarjen nga Mozzik, ku tha se e vetmja gjë që i lidh ata të dy është vajza, Hana dhe puna në studio, ku të dy kanë punuar intensivisht në projekte të reja muzikore e gjithashtu, tha se do të mbajë kontakte të mira me Mozzikun, pasi ai i ka bërë dhuratën më të çmueshme, Hanën./21Media

Back to top button