Lori tregon vështirësitë që pati në realizimin e projektit ”Kujt i thua xhan”

 

Këngëtarja e njohur, Loreta Kaçka-Lori sot ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit ”Për ditë të mbarë” në RTV21, ku foli më shumë për ripërpunimin e këngës, ”Kujt i thua xhan”.

”Gjatë xhirimeve kemi hequr shumë, sepse fusha ka qenë e mbuluar me baltë dhe tërë pardesyja më është zhytyr”, tha këngëtarja.

Ajo tregoi se ka marrë pëlqimin e këngëtarit Bertan Asllanit për ta sjellë këngën në një version akustik.

Gjithashtu, artistja nuk e la pa i përmendur edhe personat që ndihmuan në realizimin e projketit të saj. Ajo falënderoi Astrit Stafën, i cili e ka bërë riorkestrimin dhe e ka shoqëruar me kitarë këngën, pastaj falënderoi studion, Duobass.records si dhe realizuesin e vidoklipit Tiktak.video.ks.

Ndërkaq, ajo bëri të ditur se është në realizim të një projekti të ri, mirëpo nuk zbuloi detaje të tjera, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë që, kënga “Kujt i thua xhan” për herë të parë është publikuar nga Bertan Asllani, më 23 shkurt të vitit 2013 dhe deri më tani në Youtube ka marrë mbi 3 milionë klikime./21Media

Back to top button