Loriana Kuka ndalet në luftën e dytë në Grand Slamin e Parisit

(Lajm i përditësur)
Loriana Kuka është ndalur në luftën e dytë në Grand Slamin e Parisit në xhudo.
Kuka, që garon në kategorinë deri 78 kilogranmë, u mposht nga francezja Chloe Buttigieg. Francezja realizoi një uazari.
Kosova e ka mbyllur pjesëmarrjen në Grand Slamin në Paris sivjet, që njihet si gara më prestigjioze e xhudos, me një medalje të artë të fituar.
Loriana Kuka e nis me fitore Grand Slamin e Parisit
Loriana Kuka ka nisur me fitore në Grand Slamin e Parisit në xhudo.
Kuka, që garon në kategorinë deri 78 kilogramë mposhti në rrethin e parë me “ippon” xhudisten nga Lituania, Migle Dudenaite.
Distria Krasniqi të shtunën fitoi të artën në kategorinë deri 52 kilogramë. Grand Slami i Parisit njihet si gara më prestigjioze në xhudo.

Back to top button