Grabitje e armatosur në një market në Prishtinë

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:44 në një market në Prishtinë.
Dy punëtoret kanë bërë të ditur se grabitja ka ndodhur nga dy persona.
“Dy viktimat femra kosovare, punëtore në një market, kanë raportuar se dy të dyshuar të panjohur, nën kërcënimin e armëve kanë grabitur pazarin ditor dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”, thuhet në raportin e policisë./21Media

Back to top button