Loriana ndalet në luftën e dytë

(Lajm i përditësuar)
Loriana ndalet në luftën e dytë
Loriana Kuka është ndalur në luftën e dytë në Lojërat Olimpike në Paris.
Në xhiron e dytë të kategorisë deri 78 kilogramë, Loriana pësoi nga ukrainasja Yelyzaveta Lytvynenko. Luftën e vendosi një uazari i Lytvynenkos.
Për shkak të lëndimit të gjurit, ajo nuk e kishte forcën e zakonshme.
Loriana Kuka fiton me ippon ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike
Xhudistja kosovare, Loriana Kuka ka fituar ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Kuka në këtë raund mposhti me ippon sllovenen Metka Lobnik në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Në raundin e 1/8-tës, pejania do të ndeshet me ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko.
Loriana Kuka premton maksimumin për sot në Lojërat Olimpike
Xhudistja Loriana Kuka, është për herën e dytë në Lojërat Olimpike. Sot ajo do të garojë në kategorinë deri në 68 kilogramë.
Kuka tha se do ta japë maksimumin në Tatami.
“Për mua ka qenë gëzim i madh që jam kualifikuar për herën e dytë. Shpresoj që do të shkojë më mirë se herën e fundit. Synimi është ta jap maksimumin, e çkado që ndodh mandej nuk i dihet”, tha ajo.
Deri më tani skuadra e xhudos e drejtuar nga Toni Kuka dhe Majlinda Kelmendi, kanë arritur që t’i fitojnë dy medalje olimpike në Paris.
Distria Krasniqi, e ka ‘rrëmbyer’ medaljen e argjendtë derisa Laura Fazliu të bronztën./21Media