Mourinho mbledh 160 milionë funte për dy futbollistë

Jose Mourinho ka për qëllim që ta rikthejë Manchester United në ditët e lavdisë si dikur

Andaj portugezi nuk e ka ndërmend që të kursejë aspak kur është fjala tek futbollistët që ai dëshiron t’i ketë në skuadrën e tij.

Mou ka përgaditur 160 milionë për tranfserimin e dy futbollistëve, të dy këta sulmues që të luajnë krahas suedezit Ibrahimovic, shkruan rtv21.tv.

Mourinho shpreson se do ta bindë Zlatatanin që të qëndrojë tek Djajtë e Kuq edhe për një sezon, dhe po tenton që si bashkëlojtarë për tët’i shtojë edhe yllin e Atletico Madridit francezin Antoine Griezmann, si dhe yllin e Evertonit belgun Romelu Lukaku.

Kjo nënkupton se të kuqtë janë duke u përgaditur për një jetë pas Wayne Rooneyt./21Media

Back to top button