LSDM: Do t’i hapim rrugët për integrim euro-atlantik

LSDM: VMRO-DPMNE-së të hyjë në proceset reformuese

Lidhja Social Demokrate përmes një kumtese paraljmëron hapjen e perspektivave euro-atlantike dhe standard më të lartë jetësor. Ata i bëjnë thirrje VMRO-DPMNE-së që të hyjë në proceset reformuese për të integruar vendin në BE dhe NATO, shkruan tv21.tv

“Përmes dialogut të hapur dhe konstruktiv me opozitën dhe shoqërinë civile, Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja me përkushtim do të punojë në hapjen e perspektivave euro-atlantike. Me përkushtim do të punohet në plotësimin e qëllimeve të projektuara të cilat do të mundësojnë pagë minimale prej 12 mijë denarë deri në fund të vitit dhe 16 mijë deri në fund të mandatit”, theksojnë nga LSDM./21Media

Back to top button