“Lshoja Zanin” vjen më 5 dhjetor

Artisti shqiptar, Yll Limani ka kohë që ka paralajmëruar albumin e tij të cilin e ka titulluar “Lshoja Zanin”.
Ylli ka bërë të ditur se ky album vjen për dëgjuesit e muzikës së tij më 5 dhjetor.
Për “Lshoja Zanin”, Ylli ka punuar shumë.
Ndërkaq, përmes një postimi në Instagram, ai ka falënderuar të gjithë bashkëpuntorët, familjen, përkrahësit e tij që ishin pjesë e rrugëtimit të tij gjatë krijimit të tij artistik.
Sipas Yllit, ky projekt është nisur shumë vjet më parë, e që falë njerëzve me të cilët ai bashkëpunon i erdhi dita që të finalizohej.
Ylli numëron shumë këngë hite, që pavarësisht sa kohë kalon nga lansimi, ato të dëgjohen me ëndje nga ata që pëlqejnë atë që krijon artisti.
Më e veçanta e shkrimit është se këngët e tij kohë me parë ishin cilësuar si një dedikim për dikë.
“Për fund, faleminderit ty që disa vite më parë më frymëzove për këto kangë që do i publikoj. Je ajo që erdhe e nejte shkurt në jetën tem, po këto kangë kanë me jetu përgjithmonë”, ka shkruar Ylli.
Kështu, ai lë të kuptohet se këngët e publikuara që prekin mijëra dëgjues, janë në fakt dedikim./21Media

Back to top button