​Pesë të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Pesë viktima dhe 228 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 110 raste të reja, 10 në Fier, nga 9 qytetarë në Vlorë, Sarandë, Berat, nga 8 qytetarë në Mallakastër, Lushnje, Durrës, nga 6 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, 4 në Skrapar, nga 3 qytetarë në Përmet, Divjakë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Lezhë, Kamëz, Korçë, Dimal, Gramsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Dibër, Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Malësi e Madhe
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Fieri 38 vjeç, një qytetare nga Pogradeci 70 vjeçe, një qytetar nga Korça 70 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç, një qytetar nga Vlora 90 vjeç.
Janë shëruar 594 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 190,378 që nga fillimi i epidemisë./oranews

Back to top button