Luajtën bixhoz në shtëpi private, intervenoi policia

 

Policia ka bërë të ditur se mbrëmë gjatë mesnatës në fshatin ”Slivovë” të Ferizajt janë konfiskuar vetura dhe çipa që dyshohet se me to disa persona kanë luajtur bizhoz.

”Është raportuar se në një shtëpi private janë disa persona duke luajtur bixhoz. Në vendin e ngjarjes njesitë policore kanë hasur pesë vetura të parkuara dhe në një tavolinë kishte pasur çipa bixhozi dhe cigare te ndezura, nuk raportohet për të arrestuar përderisa janë konfiskuar veturat dhe çipat me të cilët dyshohet se është luajtur bixhoz”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të  policisë./21Media

Back to top button