Kllokoqi-Vitisë: Jemi prapa edhe me vaksinim shkaku juaj, jo i yni

 

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka reagur në Facebook, në lidhje me protestën që u paralajmërua orë më parë, në një konferencë të mbajtur nga përfaqësues të shoqatës së gastronomëve.

Ai është shprehur se kjo protestë do të mbahet për të kundërshtuar masat kundër Covid-19.

“Nuk është protestë me e ndërru qeverinë! Është protestë me ja u çel sytë e veshët, që dikush qe 450 ditë ka qenë i mbyllur…E, dikush tjetër qe 450 ditë duke punuar me kufizime e dënime…Dikush qe 450 ditë mezi e siguron kafshatën e bukës. Nuk kanë efekt më masat, përderisa rajoni e bota po hapen, nuk ka më efekt ne këtu me u ulë nga 4 persona në tavolina, e Shqipëria e Mali i Zi me mbajt festivale me 4000 persona. MASAT LËSHONI SOT kur jemi në prag të verës , ku jemi me 1% raste në ditë, kur po e presim Diasporën. Ministër, kemi bërë deklaratë të përbashkët që nëse rastet bien, orari zgjatet masat lehtësohen e plani për verën përgatitet. JU NA TRADHTUAT, JO NE. Ne jemi prapa edhe me vaksinim, shkaku juaj, jo i yni. O Çelma verën, o e çelem vet”, ka shkruar Kllokoqi./21Media

Back to top button