Luboteni udhëton drejt Izraelit, merr pjesë në ‘Challenge Cup’

Ekipi i Superligës A të volejbollit kosovar, në konkurrencën e meshkujve, Luboteni ka udhëtuar drejt Izraelit, ku do të garojë në kompeticionin prestigjioz të CEV, “Challenge Cup”.
Ekipi ka arritur sot rreth orës 10:00, në Tel Aviv, ndërsa rreth orës 17:00 ka zhvilluar stërvitjen e parë.
Takimin e parë në rrethin kualifikues, Luboteni do ta mbajë më të martën me fillim nga ora 19:00, kundër ekipit izraelit, Maccabi Yeadim.
Ndaj të njëjtit kundërshtar do ta luajë edhe ndeshjen e dytë të enjten, më 12 dhjetor, po ashtu me fillim nga ora 19:00./21Media

Back to top button