Lufta kundër Omicronit, OBSH: Anuloni organizimet këtë fundvit

 
Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje njerëzve që të anulojnë disa plane për pushime, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin publik, teksa varianti Omicron i koronavirusit përhapet në gjithë botën.
“Një organizim i anuluar është lajm më i mirë sesa një jetë e anuluar”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke thënë se duhet marrë “vendime të vështira”.
“Në disa raste, kjo gjë do të nënkuptojë anulimin apo shtyrjen e ngjarjeve”, ka thënë ai.
Deklaratat e tij kanë ardhur teksa ekspertët shëndetësorë kanë thënë se Omicron tani është variant dominues i koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.
Shefi i OBSH-së ka thënë se ka të dhëna se varianti Omicron është duke u përhapur shumë më shpejtë sesa Delta.
Omicron, një variant i koronavirusit, përhapet më shpejt se delta dhe shkakton infeksione te njerëzit që tashmë janë vaksinuar ose shëruar nga COVID-19, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ghebreyesus.
“Tani ka prova se varianti omicron po përhapet shumë më shpejt se tendosja delta”, tha Tedros në një konferencë shtypi në selinë e re të OBSH-së në Gjenevë.
Kreu i OBSH-së theksoi se ky lloj mund të infektojë si ata që janë vaksinuar ashtu edhe ata që kanë pasur infeksion me koronavirus.
Një numër shtetesh – duke përfshirë Francën dhe Gjermaninë – kanë ashpërsuar kufizimet për pandeminë dhe kanë rikthyer kufizimet në udhëtime, me qëllim të luftimit të variantit të ri. Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan, Joe Biden, nuk planifikon “të mbyllë shtetin”.
Në lidhje me luftën kundër variantit të ri, kompania Moderna nuk pret që të përballet me ndonjë problem gjatë prodhimit të dozës përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit, e cila do të mbrojë kundër variantit Omicron, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë, Stephane Bancel.
Moderna shpreson që të nisë testimet klinike vitin e ardhshëm për vaksinën e re, e cila do të mbrojë nga varianti Omicron, ndonëse tani është e fokusuar në dozën përforcuese.
“Duhen vetëm ndryshime të vogla për Omicron. Nuk pres probleme”, ka thënë Bancel. Kompania ka thënë se është duke pritur për informacion të vlefshëm për variantin e ri. Kjo gjë do të marrë një javë apo dy. Do të na duhen disa muaj para se të prodhojmë 500 milionë doza, pas marrjes së miratimit. Mirëpo kapacitetet tona janë shumë të mëdha tani, në krahasim me vitin e kaluar”, ka thënë ai.
Kjo kompani ka prodhuar rreth 700-800 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit këtë vit dhe pret që të prodhojë numër më të madh të dozave më 2022, duke rritur prodhimin nga 100 milionë në 150 milionë doza në muaj./21Media

Back to top button