Mbrojtësi spanjoll dëshiron të qëndrojë te Chelsea

Mbrojtësi spanjoll, Cezar Azpilicueta nuk dëshiron që të largohet nga Chelsea, pavarësisht interesimit serioz nga Barcelona.
Kapiteni 32 vjeçar i Chelseat do të jetë pa kontratë në fund të këtij sezoni, por dëshiron që të rinovojë kontratën dhe ta vazhdojë të ardhmen e tij në ”Stamford Bridge”.
Në anën tjetër, gjigandi katalunas, Barcelona është e interesuar që të nënshkruajë me Azpilicuetan si lojtar të lirë në fund të këtij sezoni dhe është duke e monitoruar situatën e tij te Chelsea.
Që prej transferimit nga skuadra e Marseille te Chelsea, Azpilicueta ka arritur të bëjë 448 paraqitje për kampionin evropian, duke regjistruar 14 gola dhe 56 asistime mbi emrin e tij.

Back to top button