Lufta në Ukrainë, ish-lojtari i Arsenalit futet në ushtri

Ish-kapiteni i kombëtares, fituesi i Premier League me fanellën e Arsenal, Oleg Luzhny ka treguar se si ka ndryshuar jeta e tij në një intervistë për Mirror.
“Si të gjithë ukrainasit, po mbroj Atdheun tonë .Situata është shumë e tensionuar, sirenat bien tre ose katër herë në ditë, madje edhe natën. Njerëzit duhet të vrapojnë furishëm nëpër strehime, madje edhe gratë me fëmijë të vegjël, të cilët nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh. Janë të tmerruar, qytete të tëra dhe fshatra të tëra bombardohen dhe shkatërrohen, njerëzve u mungon gazi, elektriciteti, uji dhe ushqimi”, ka thënë ai ndër tjera.
53-vjeçari Luzhny, i cili pasi pushoi së luajturi (në 1989 madje luajti edhe ndeshje me fanellën e BRSS) u bë zëvendës trajner i Dynamo Kievit dhe më pas mori drejtimin teknik të Tavriya Simferopol, nënvizon se është “plotësisht dakord” me sanksionet e fundit të miratuara kundër sportistëve rusë./21Media

Back to top button