Lufta Rusi-Ukrainë, ngjarjet kryesore të 24 orëve të fundit

Rusia raportohet se ka bombarduar një teatër në qytetin e Mariupolit, ku rreth 1200 civilë ishin strehuar.
Të paktën 10 persona që prisnin në radhë për bukë në qytetin verior të Chernihiv u raportuan të vrarë nga bombardimet ruse, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky bëri presion për më shumë mbështetje perëndimore në një fjalim virtual historik në Kongresin e ShBA-së.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar Rusinë të pezullojë menjëherë operacionet e saj ushtarak në Ukrainë.
Rusia është përjashtuar nga Këshilli i Evropës.
SHBA do të dërgojë 1 miliard dollarë (764 milion £) armë për Ukrainën.
Ukraina tani është e lidhur me rrjetin kryesor evropian për energji elektrike./21Media

Back to top button