Luftime të ashpra në Luhansk e Donetsk

Në rajonet e Luhansk dhe Donetsk, luftimet vazhdojnë përgjatë vijave të frontit. Ukrainasit raportojnë gjithashtu luftime të vazhdueshme në zonat në lindje, ku forcat ruse po përpiqen të depërtojnë.
Lufta më e rëndë duket të jetë në dy lokacione: rreth qyteteve industriale në Luhansk dhe në zonat rurale në veri të qytetit Sloviansk në Donetsk.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka thënë se “armiku i përqendroi përpjekjet e tij kryesore në drejtimin e Donetsk… dhe po përgatit një ofensivë nga forcat e përqendruara në zonën e Izium”.
Rusët kanë përforcuar praninë e tyre rreth Izium në një përpjekje për të shtyrë më tej në jug dhe luftime të rënda u raportuan në zonë gjatë fundjavës.
Shtabi i Përgjithshëm ka thënë se në tre zona të vijës së frontit Lyman, Bakhmut dhe Kurakhiv, forcat ruse vazhduan të përparonin dhe luftimet vazhduan. Por gjithashtu pretendonte se në një zonë tjetër, Avdiivka njësitë ruse ishin tërhequr.
Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë Severodonetsk, sipas zyrtarëve lokalë.
Serhii Hayday, kreu i administratës ushtarake në Luhansk ka thënë se dy persona në qytet ishin vrarë në granatimet e fundit. Ai shtoi se kishte pasur bombardime të rënda të disa qyteteve dhe fshatrave në zonë, por forcat ruse ishin detyruar të tërhiqeshin pranë qytetit të Borivske në jug të Severodonetsk./21Media

Back to top button