Goditi me veturë 6 vjeçaren, Policia arreston shoferin

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë 6 vjeçare është goditur nga një veturë në lëvizje, në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.
E njëjta ishte duke drejtuar biçikletën në hapësirën e sheshit.
Pasi ka shkaktuar aksidentin, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
Drejtuesi i veturës është identifikuar dhe arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje./21Media 

Back to top button