Luftohet për ‘çdo metër’ në Severodonetsk, tha Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Rusia po vendos forca rezervë në Donbas për të mbështetur sulmin e saj në qytetin Severodonetsk, “ku luftime shumë të ashpra po zhvillohen për çdo metër”, si dhe Lysychansk, Bakhmut dhe zona të tjera.
“Rusia mund të kalojë kufirin e 40,000 trupave të saj të humbur tashmë në qershor. Në asnjë luftë tjetër në shumë dekada nuk kanë humbur kaq shumë”, u shpreh ai dhe akuzoi gjeneralët rusë se e shohin popullin e tyre si “ushqim topash”.
Ai u bëri thirrje edhe një herë liderëve botërorë që t’i ofrojnë Ukrainës sisteme moderne të mbrojtjes raketore, duke përmendur viktimat nga sulmi i fundit raketor në Ukrainën perëndimore, shkruan BBC./21Media

Back to top button