Lëshohen buburrecat gjatë një seance gjyqësore

Një gjykatë në veri të Nju Jorkut e mbylli seancën e saj pasi qindra buburreca u liruan gjatë një procesi gjyqësor.
Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të gjykatës.
Përplasja shpërtheu gjatë procesit në Gjykatën e qytetit Albany, ku po gjykoheshin 4 persona.
Sipas sistemit të gjykatës në sherrin që pasoi, qindra buburreca u lëshuan nga kontejnerë plastikë.
Lirimi i buburrecave është duke u hetuar, ndërsa gjykata e kishte mbyllur seancën, shkruan AP.
Oficerët e gjykatës arrestuan një grua 34-vjeçare në audiencë për akuza në lidhje me sherrin, duke përfshirë sjellje të çrregullt, pengim të administratës qeveritare dhe ndërhyrje të provave fizike.
Ajo u lirua dhe nuk kishte ndonjë palë mbrojtëse (avokat) për të folur në emër të saj./21Media

Back to top button