Statuja ”e magjepsur” në Salem vandalizohet me bojë të kuqe

Një burrë nga Salemi e ka mbuluar me bojë të kuqe statujën e ”magjepsur”, të Salemit.
Kështu kanë bërë të ditur autoritetet, ku treguan se ata janë thirrurr nga dëshmitarët rreth orës 17:00.
Statuja përshkruan aktoren, Elizabeth Montgomery si personazhi kryesor Samantha Stephens në sitcom të viteve 1960 të ulur në një fshesë përballë një gjysmëhënës.
”Një oficer në zonë vuri re një burrë duke i përshtatur përshkrimet e dëshmitarëve të vandalit dhe pas një ndjekjeje të shkurtër arrestoi një 32-vjeçar banor të qytetit me akuzën e prishjes së pronës, rezistencës ndaj arrestimit dhe sjelljes së çrregullt”, tha oficeri Burke.
Sipas prokurorisë i dyshuari po kalonte një kohë të vështirë, sepse ishte ndarë nga gruaja e tij, prandaj ka kërkuar të bëjë diçka të re.
Avokati i të dyshuarit ka thënë se ky i fundit ka jetuar në një strehë për dy javë që prej përfundimit të martesës së tij.
Kryebashkiaku i Salem, Kim Driscoll përmes një postimi në ”Twitter”, ka thënë se iu është mirënjohës policisë së Salemit për punën e tyre të shpejtë në kapjen e individit përgjegjës.
”Ne do të punojmë për të pastruar statujën, sa më shpejt të mundemi”, tha kryebashkiaku.
Ndërsa, oficeri Burke tregoi se boja e kuqe në gjysmën e sipërme të statujës tashmë është pastruar.
Statuja u ngrit në qytetin e famshëm për gjyqet e shtrigave të vitit 1692 në vitin 2005, pavarësisht protestave nga disa që thanë se ajo e banalizon tragjedinë e gjyqeve./21Media

Back to top button