Luiza Gega në finalen e atletikës në Lojërat Olimpike

 
Luiza Gega ka hyrë në historinë e sportit shqiptar, duke u kualifikuar për herë të parë në një finale të atletikës në Lojërat Olimpike të Tokios.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka uruar atleten shqiptare duke thënë se Gega është e para shqiptare që kualifikohet në një finale të kësaj gare sportive.
“Respekt Kampione! Luiza Gega e para shqiptare në histori që kualifikohet në një finale të atletikës në Lojërat Olimpike”, shkruan Rama në Facebook.
Kujtojmë se, ajo doli e pesta në garën me pengesa për baterinë e saj, duke siguruar automatikisht finalen, e cila do të zhvillohet më 4 gusht.

Back to top button