Lul Raka bën thirrje për vaksinim: Varianti Delta Plus ka 56 nënvariante
Mikrobiologu Lul Raka ka bërë thirrje për vaksinim, ku përmes një postimi në Facebook Raka tha se varianti i ri Delta Plus ose AY.4.2 ka 56 pasardhës apo nënvariante.
“Varianti Delta i koronavirusit ka afër 56 pasardhës apo nënvariante. “Delta plusi” ose AY.4.2 është vetëm njëri prej tyre. Deri në fund të pandemisë bota do të njohë edhe variante të reja, sepse mutacionet që ndodhin në viruse janë fenomen normal në biologjinë e tyre. Nuk ka nevojë për panikë nga nënvarianti i ri, sepse armën më efikase të përballjes me të e kemi në duart tona – Vaksinën! Atë thjesht duhet ta shfrytëzojmë! Edhe ndaj këtij nënvarianti, vaksina është shumë efikase në uljen e rrezikut të vdekjes, sëmundjes së rëndë apo shtrimit në spital”, ka thënë Raka.
Ndërsa në Evropë rastet me COVID19 po rriten, Evropa është bërë përseri epiqender e këtij virusi. /21Media