Lulzim Rafuna, kryetari i ri i Odës Ekonomike

Lulzim Rafuna është zgjedhur sot kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.
Kuvendi i OEK-ut zgjodhi Rafunën kryetar me 27 vota.
Rafuna më parë ishte drejtor i Doganës së Kosovës, ministër në detyrë i Financave dhe këshilltar i ish-ministrit të Financave, Bedri Hamza, dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Në garë për të parin e OEK-ut ishte edhe Ruzhdi Kurtishaj që mori 12 vota dhe Erëza Vela e cila mblodhi 11 vota.
Kujtojmë se mandati i kryetari të Odës Ekonomike është katër vjeçar./21Media

Back to top button