Kaloni te përmbajtja kryesore

Lushaku-Sadriu: Kushti ynë për bashkëpunim, Abdixhiku kryeministër

(Lajm i përditësuar)

Lushaku-Sadriu: Kushti ynë për bashkëpunim, Abdixhiku kryeministër

Jehona Lushaku Sadriu, Kandidate për deputete nga LDK-ja në debatin zgjedhor në RTV21 ka deklaruar se LDK-ja synon të dalë si parti fituese në zgjedhje. Ajo theksoi se LDK-ja është e gatshme të bashkëpunojë me partitë që pajtohen me prioritetet e saj qeveritare.

”Ne synojmë që të dalim parti fituese që kryeministri Lumir Abdixhiku ta udhëheq Qeverinë, me qellim që plani dhe programi jonë të zbatohet në Kosovë. Bashkëpunim do të kemi me ato parti që pajtohen në prioritet tona qeveritare”, tha ajo.

Lushaku-Sadriu: Gjyqësia duhet të jetë e pavarur nga partitë politike

Jehona Lushaku Sadriu, Kandidate për deputete nga LDK-ja në debatin zgjedhor në RTV21 ka theksuar se është koha që të mbarojë praktika e zgjedhjes së kryeprokurorëve nga partitë politike, duke u bazuar në preferencat e tyre.

”Duhet të mbarojë koha kur partitë politike zgjedhin kryeprokuror në bazë të preferencave që kanë, gjyqësia drejtësia është shtyllë e pavarur”, tha Lushaku-Sadriu.

Ajo tutje tha se, LDK-ja e ”dinë shumë mirë dhe do të luftojmë që asnjë herë të mos bëhen veprime të tilla që e cenojnë sistemin e demokraicës”.

Lushaku-Sadriu kritikon ministren e jashtme, ”Ka dëmtuar raportet me shtetet mike”

Jehona Lushaku Sadriu, Kandidate për deputete nga LDK-ja në debatin zgjedhor në RTV21 ka kritikuar diplomacinë e Kosovës gjatë katër viteve, duke përmendur veprimet e Ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, që sipas saj, kanë dëmtuar marrëdhëniet me shtetet mike të Kosovës

”Kemi kalaur 4 vite tepër të vështira edhe për diplomacinë e Kosovës edhe për shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kemi pasur një ministre të jashtme që ka dërguar letra pa maturi që ka dëmtuar raportet me shtetet tona mike. Imagjinone çfare fjalime kemi pasur nga ministrja e jashtme në prezantime, komplet e pa matur”, tha ajo.

LDK premton angazhim për forcimin e marrëdhënieve me aleatët ”Amerika na duhet”

Jehona Lushaku Sadriu, Kandidate për deputete nga LDK-ja në debatin zgjedhor në RTV21 ka theksuar rëndësinë e një dialogu të fortë dhe të mirë me aleatët ndërkombëtarë për të siguruar mbështetje për Kosovën.

Ajo theksoi se përpjekjet e LDK-së do të fokusohen në rivendosjen e marrëdhënieve me shtetet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe në përpjekjet për anëtarësim në Bashkimin Europian.

”Ne do të ndërtojmë një dialog të mirë me të gjithë aleatët, do të bëjmë përpjekje që t’i kthejmë aleatët aty ku i kemi pasur. Ne si shtet i ri kemi nevojë shumë për mbeshtetjen e aleatëve. Përveç që jemi shtet nën saksione nuk kemi pasur asnjë njohje ndërkombëtare. Janë 5 shtete që nuk e kanë njohur Kosovën e ne synojmë që të anëtarësohemi në BE. Dy prej tyre kanë qenë shumë afër njohjes, por kemi pasu acarim mes Kryeministrit tonë dhe përfaqësuesve të këtyre shteteve. Ndikimi dhe mbyellja e dyrve nga SHBA ndaj Kryeministrti dhe gjithë kabineteti qeveritar do të thotë dëm shumë i madh për Kosovën. Amerika na duhet neve për me ec në integrime, por edhe për zhvillim. Nëse SHBA ja hapin derën Kosovës kemi gjasa më të mdha për zhvillim ekonomik, për investime kapitale zhvillimore. Refuzimi i gazit për energji i ka kushtuar Kosovës, orientimi në bateri nuk ka qenë orientimi i duhur. SHBA nuk të thotë komplet që je gabim por i ka thënë në mënyra tjera. Ne do ta dëjmë këtë permisim. Kosova ndërkohë Amerika ka shku ka investu në Serbi. Ne duhet të jemi të menqur”, tha ajo.

LDK premton dialog të hapur dhe adresim të kërkesave të mësimdhënësve

Jehona Lushaku Sadriu, Kandidate për deputete nga LDK-ja në debatin zgjedhor në RTV21 ka kritikuar mungesën e një dialogu të mirëfilltë mes Qeverisë dhe sindikatave, duke theksuar se është e nevojshme të shqyrtohen me seriozitet kërkesat e sindikatave.

Lushaku-Sadriu ka premtuar se, nëse LDK-ja vjen në pushtet, do të angazhohet për një dialog të hapur dhe do të adresohet çdo kërkesë të mësimdhënësve.

”Mësimdhënnsit e Kosovës kanë pasur kërkesa bazike për rritje pagash për shkak të inflacionit, pagat e tyre janë zhvleruars minimalisht për 20%, është kërkes legjitime. Nuk ka ndodh asnjë dialog i mirftilltë mes Qeverisë dhe sindikatave, duhet gjithmonë që kërkesat e sindikatave të shqyrtohen në mënyrë serioze, unë do të dialogojë me ta do të ulem me ta dhe do t’i adreosjë të gjitha kërkesat që ka mundësi, dera yne do të jetë e hapur për të gjitha grupet që përfaqësojnë kërkesat e mësimdhënësve”, tha ajo.

“I kemi marrë për bazë kritikat e PISA-s”, Lushaku flet për synimin e LDK-së në arsim

Jehona Lushaku Sadriu, Kandidate për deputete nga LDK-ja në debatin zgjedhor në RTV21 ka theksuar se një nga prioritetet e LDK-së është edhe reformimi i kurikulave shkollore, për t’i përshtatur ato me nevojat e kohës.

”Duhet rishikuar kurikulat, ne kemi parë edhe doracak nga më të çuditshëm nga kjo qeveri, të dëmshmëm për fëmijët e vegjël, unë e kam ndaluar perdorimin e këtij doracaku. Kurikulat mund të dixhitalizohen, të përpunohen, të thjeshtësohen. PISA thotë që ka shumë përmbajte të pa neoshjme në librat tona, fëmijët janë të ngarkuar pa nevoja. Synimi im është thjeshtimi i kurikulave”, tha ajo.

Lushaku-Sadriu e bindur se mësimi tërë ditor do të jetë lehtësim për familjet dhe zgjidhje për çantat e rënda

Jehona Lushaku Sadriu, Kandidate për deputete nga LDK-ja në debatin zgjedhor në RTV21 ka theksuar përfitimet e mësimit tërë ditor në shkolla, duke u fokusuar në lehtësimin e jetës për nxënësit dhe familjet e tyre. Ajo u shpreh se ky model do të eliminojë problemin e çantave të rënda, pasi nxënësit do t’i kryejnë detyrat brenda në klasë dhe do të kenë dollapë të dedikuar për shkollën.

”Mësimi tërë ditor ka shumë benifite, çantat e rënda nuk do t’i kenë më fëmijët, sepse secili fëmijë do ta ketë dollapin e vet, duke qenë ata i kryejnë detyrat brenda në klasë, nxënësit nuk detyrohen t’i marrin në shtëpi, problemi me çanta të rënda zgjidhet me mësimin tërë ditor”, tha Lushaku-Sadiru.

Lushaku-Sadriu theksoi se mësimi tërë ditor do t’u mundësojë grave që të hyjnë në tregun e punës, duke e lehtësuar planifikimin familjar,

”Mësimi tërë ditëor ua lehtson familjeve planifikimin familjarë, nënat kryesissht passi që nuk punojnë shumica e tyre shkak i orareve të fëmijëve në shkollë, mësimi tërë ditorë ju kontribon grave që të hynë në punë”, tha ajo.

LDK angazhohet për reformën në arsim dhe mësimin tërë ditorë në pesë komuna

LDK premton 200 milionë euro për mësimin tërë ditor në shkollat e Prishtinës

Jehona Lushaku Sadriu, Kandidate për deputete nga LDK-ja në debatin zgjedhor në RTV21 tha se programi i LDK-së angazhohet për reformën në arsim dhe rritjen e cilësisë.

Lushaku-Sadriut ”brenda një mandatit ne premtojmë mësimin tërë ditorë në pesë komuna”.

Duke folur për planet e LDK-së, Lushaku Sadriu tha se mësueses do t’i hiqen orët e Edukatës Fizike, Arti dhe Muzika.

“Detyrat e shtëpisë do të përfundohen në klasë nën përkujdesjen e mësueses. Mësueses do t’i hiqen orët e Edukatës Fizike, Arti dhe Muzika”, tha ndër tjera ajo.

”Në Prishtinë ka nevojë për shkolla të reja. Ne e kemi bërë një zotim që 200 milionë euro t’i ndahen kryeqytetit për mësimin tërë ditor për 4 vite. Për 4 vite është e mundshme që çdo shkollë ta zhvilloj mësimin tërë ditorë nga klasa e parë deri në të pestën”, tha ajo.

Tutje Lushaku- Sadriu thotë se do ta ndajnë një grant të veçantë për shujtat të cilat do të bëhen menjëherë.

Në planin e LDK-së, sipas Lushaku-Sadriut janë evidentuar 13 lloje të aktiviteteve që do të përfshihen në mësimin ekstra-kurrikularë që kanë të bëjnë me të nxënit e mësimit përmes lojës.

Lushaku-Sadriu e bindur në fitoren e LDK-së, ”Nuk kemi asnjë dyshim”

Jehona Lushaku Sadriu, Kandidate për deputete nga LDK-ja në debatin zgjedhor në RTV21 është shprehur e bindur se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të dalë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ajo theksoi se partia e saj ka një plan të qartë.

”Ne skemi asnjë dyshim që LDK-ja do të jetë Partia fituese sepse e ka programin edhe idetë edhe njerëzit më të mirë në garë”, tha ajo.

Lushaku-Sadriu: Vetë Kurti dhe Qeveria e kanë rrëzuar besimin e qytetarëve

Jehona Lushaku Sadriu, Kandidate për deputete nga LDK-ja në debatin zgjedhor në RTV21 tha se LVV-ja nuk kanë arritur të realizojnë asnjë projekt dhe nuk kanë ndërmarrë veprime të rëndësishme për të përmirësuar gjendjen ekonomike, siç është ulja e taksave për produktet bazike.

”Unë mendoj që vet Kurti dhe Qeveria e kanë rrëzuar besimin vetë, se nuk kanë bërë asgjë. Nuk kanë realizuar asnjë projket, ka mujt të gjitha ligjet që janë pengesë me i ndryshu se e ka pasur shumicën, ka mujt çfaro politike zhvillimore, ka mujt me i heq plotë taksa për produktet pazike, secili çmim i produkteve bazike është rritur për 50%”, tha Lushaku-Sadriu.

Lushaku Sadriu: Kush është kryeministri me na kualifiku neve?

Jehona Lushaku Sadriu, Kandidate për deputete nga LDK-ja në debatin zgjedhor në RTV21 tha LDK-ja në këto zgjedhje po garon me njerëzit me të mirë.

Këtë ajo e tha deri sa komentojë një deklartë të kryeministrti, Kurti thënë karshi LDK-së.

”Cfarë  autoriteti apo çfarë ligjimiteti ka një kryeministër që ta jep notën reformimit të një parite tjetër, ne jemi reformuar dhe kemi bërë gjithçka që është e munudr si parti opozitare. Ne kemi ftuar ekspertë të ndryshëm që ta na bashkohen, kemi thirrë njerëz që ta rifeskojmë partin dhe LDK-ja garon me njerëzit më të mirë. Kush është kryeministri me na kualifiku neve, ne jemi pjesë e partive evropiane”, tha Lushaku Sadriu.

Lushaku Sadriu: Projektet tona po prezantohen nga partitë e tjera, përveç VV-së

Jehona Lushaku Sadriu, Kandidate për deputete nga LDK-ja në debatin zgjedhor në RTV21 ka folur për programin e LDK-së për zgjedhjet e 9 shkutit.

Ajo tha programi i LDK-së po prezantohet nga pratitë tjera.

”Partitë tjera po e prezantojnë projektet tona pak a shumë të ngjashme, nuk kemi asgjë kundër, por jemi të lumtur që projketet tona po perqafohen edhe nga pratitë tjera, përveç VV-së dhe Kurtit”, tha Lushaku Sadriu.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button