Lushtaku kërkon që Kurtit, Haxhiut e Sveçlës t’u bëhet testi i drogë: Veprimet e tyre të shfrenuara, mund të jenë nën efektin e ekstazisë

Deputeti i PDK-së Mergim Lushtaku ka propozuar që kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, t’i bëet testi i drogës.

Ai këto deklarata i ka bërë pasi që asmableisiti i Vetëvendosjes, Besnik Mujeci dyshohet për trafikim me drogë në Shqipëri.

“Lëvizja Vetëvendosje në lëvizje për shkatërrim e degjenerim! Pazare me miell, vaj e së fundmi edhe me drogë. Propozoj që Albinit, Albulenës e Xhelalit t’i bëhet testi i drogës, e të mos çuditemi nga veprimet e tyre të shfrenuara, duke pas parasysh që mund të jenë nën efektin e ekstazisë.”, ka shkruar Lushtaku bë Facebook.

Besnik Mujeci, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, është arrestuar të martën në Shqipëri bashkë me katër persona të tjerë nën dyshimet për trafikim me narkotikë. Gjatë operacionit të Policisë së Shtetit u sekuestruan gjithsej 11 mijë e 300 tableta ekstazi MDMA, me vlerë tregu rreth 400 mijë euro./21Media

Back to top button