Lushtaku: Sveçla ka “pushkatuar” zyrtarët publikë

(Lajm i përditësuar)
Gjatë shqyrtimit të Projektligiit për zyrtarët publikë në Komisionin për Administratë Publike, deputeti Mërgim Lushtaku ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me këtë projektligj ka “pushkatuar” zyrtarët publikë me shkeljet flagrante të pozitës së tyre.
Sveçla e ka cilësuar si “mesele” komentin e deputetit Lushtaku. Teksa Sveçla theksoi se reforma në administratën publike duhet të ndodhë, edhe pse sipas tij do të jetë dhimbshme.
Kryetari i Komisionit Valon Ramadani komentet e deputetit Lushtaku i ka cilësuar ofenduese. Deputeti nga AAK, Pal Lekaj vlerësoi se me Projektligjin për zyrtarët publik nuk do të ketë reformë, por dereformë, që sipas tij, do të shkaktoj probleme.
​Lushtaku-Sveçlës: Kam shpresuar se do të japësh dorëheqje
​Deputeti nga PDK-ja, Mërgim Lushtaku ka thënë se vrasja e 35-vjeçares shtatzënë bie edhe në përgjegjësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Lushtaku sot në komisionin ku po shqyrtohet projektligji për Zyrtarët Publik dhe ai për Pagat dhe po merr pjesë ministri Xhelal Sveçla, ia tha se kanë shpresuar në dorëheqjen e tij morale për vrasjen që ka ndodhur të mërkurën në hapësirat e QKUK-së.
“Shpresa jonë ishte që ju ministër Sveçla të jepni dorëheqje nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme”, theksoi Lushtaku.
Ai akuzoi Sveçlën edhe për ikjen e shumë qytetarëve nga vendi dhe rritjen e rasteve të dhunës në familje.
Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administrartës Publike, Xhelal Sveçla iu përgjigj se nuk është e drejtë me keqpërdorë sot tragjedinë familjare e shoqërore në kuvend.

Back to top button