Lviv bëhet qendër humanitare për civilët

Qyteti perëndimor ukrainas i Lviv po bëhet një qendër humanitare dhe një vend i vlefshëm për të kërkuar strehim për ata që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre diku tjetër.
Kështu u bë e ditur nga nënkryetarit të bashkisë së qytetit, Serhiy Kiral, i cili tha se kanë hapur më shumë se 500 objekte dhe ambiente në mënyrë që të ketë hapësirë ​​të mjaftueshme, shtretër, veshje të ngrohta, produkte higjienike dhe ushqime.
“Ne gjithashtu po ofrojmë transportin e nevojshëm falas për t’i çuar njerëzit nga stacioni i trenit ose autobusit në ato objekte”, tha ai.
Kiral shtoi, njerëzit vendas po kontribuojnë në përpjekjet e luftës duke “investuar kohën e tyre, paratë e tyre dhe vullnetarizmin.
Ai tha se shërbimet e disponueshme për personat e zhvendosur brenda vendit në Lviv po rriteshin./21Media

Back to top button