LVV i shkroi Hotit, kërkoi sqarime për ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë

 

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, Hajrulla Çeku dhe Shpejtim Bulliqi, të cilët janë anëtarë të Komisionit për Infrastrukturë i kanë shkruar kryeministrit Avdullah Hoti, duke kërkuar sqarime shtesë rreth ndërprerjes së punimeve për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë.

Sipas tyre, vendimi për të ndërprerë punimet në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë është jashtëzakonisht i dëmshëm, jo vetëm në aspektin ekonomik e infrastrukturor, por edhe në atë politik e shtetëror.

“Qeveria e Kosovës e ka përgjegjësi mbrojtjen dhe afirmimin e interesave të shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Nisur nga kjo deputetë të GP të LV-së, sot, kanë dorëzuar kërkesën për shpjegime në lidhje me ndërprerjen e punimeve në realizimin e këtij projekti”, njoftoi Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkohë, kryeministri Avdullah Hoti, dje ka kërkuar që të pezullohen punimet në rrugën R108, e cila, në një pjesë të saj, e prek zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

Back to top button