Pejë, 15 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë

 

62 pacientë me Covid-19 aktualisht po trajtohen në spitalin e përgjithshëm të Pejës, ndërsa 39 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe nga këta, 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë vikendit në spitalin e Pejës mbi 600 pacientë morën trajtim mjekësor.

“Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 4 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.
601 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë vikendit. Nga këta 43 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.”, informuan ga spitali përmes një postimi në facebook./21Media

 

Back to top button