LVV-ja, Nisma e AAK-ja nuk ndryshojnë listat zgjedhore

 

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, nuk kanë bërë rirenditje të kandidatëve në listat garuese për deputetë të Kosovës, as pas vendimit të Gjykatës Supreme. Kështu ka bërë të ditur sot në mbledhjen e KQZ-së Yll Buleshkaj nga Zyra për Regjistrim të Partive dhe Certifikim

Ai ka treguar se në numrat në broshura, ku mungojnë emrat e kandidatëve, do të hijezohen për të mos lejuar gabime nga qytetarët.

Në anën tjetër përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka thënë se nëse në listat garuese lihen hapësira, aty ku kandidatët s’janë certifikuar, do të ketë probleme në numërimin e votave.

E ketë dekalaratë të përfaqësuesit të PDK-së e ka cilësuar si tentim për të hutuar vuetiesi, Alim Rama i Lëvizjes Vetëvendosje . Ai ka shtuar se LVV i qëndron prapa listës së parë dhe s’e sheh të arsyeshme ndërrimin./21Media

Back to top button