LVV tregon se çka bëri Qeveria Kurti për dy vite: Nuk ka vjedhje, zhvatje, hajni…

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video përmes së cilës promovon sukseset e Qeverisë Kurti.
Në videon e postuar në faqen zyrtare në Facebook të Lëvizjes Vetëvendosje, tregohet se “Çka ka çka s’ka këto 2 vite?”
VV tregon punën e Qeverisë Kurti, por edhe sulmon pushtetin e kaluar në Kosovë.
“Nuk ka vjedhje, zhvatje, hajni. Pasurim të politikanëve nga politika. Nuk ka pasurim të bizneseve dhe familjeve të lidhura me pushtetin. Nuk ka nënshtrim dhe nuk ka nënshkrim kundër Republikës së Kosovës”, shkruan LVV.
”Ka shtet sepse s’ka banda. Ka zhvillim sepse s’ka hajni. Ka vizion sepse s’ka mësymje private. Ka shtet sepse ka shoqëri, ka qytetari. Ka REPUBLIKË!”, shkruan tutje LVV.

Back to top button