LVV vazhdon serinë e videove: Humbësve dhe zhvatësve u është ndalur çezma e po u rrezikohet pasuria e paligjshme

Partia më e madhe në vend, Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar sërish një video ku përmenden të arriturat e Qeverisë, ndëkohë që as kësaj radhe nuk kanë anashkaluar komentet për qever9itë e kaluara.

Në videon e titulluar “Zhvillimi dhe drejtësia shkojnë bashkë”, LVV përmendi disa të arritura dhe statistika, duke thënë se kjo nuk iu pëlqeu “humbësve dhe zhvatësve të këtij vendi, atyre që prej qeverisjes tonë u është ndalur çezma e po u rrezikohet pasuria e paligjshme”.

Sa i përket rrahjes në Kuvend, në video thuhet se “u organizuan të sulmojnë”.

Ndërsa për aferat në MINT dhe atë me ambasadorin Marin Berishaj, LVV tha se “hodhën në ajër ide imagjinare për afera gruri, afera vaji, afera e martini, afera këso e aso, dhe kur panë që asgjë s’po ngjet”.

“Dolën me audioincizime të militantëve të tyre për të provuar baltosjen e njerëzve tanë në institucione. Asnjë provë a dëshmi, por vetëm shpifje ndaj qeverisë që nuk po ua lagë fytin si qeverisjet e kaluara”.

“Ndryshimi i madh që tashmë është duke u jetësuar në Kosovë është i pandalshëm. Nomenklatura e moçme po e përdorë mjetin e fundit që e ka në duar prokurorinë speciale. Por, do të dështojnë të gjithë se bashku… Ne jemi me popullin dhe për ta do të qeverisim”, thuhet në fund. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button