Lyrical Son i dërgoi mesazhin e çuditshëm, por përgjigja e Mc Kreshës nuk ishte ajo që priste

Lyrical Son dhe Mc Kresha janë kthyer në një dyshe ikonike në skenën shqiptare. Po aq e bukur sa muzika e tyre, duket të jetë edhe miqësia. Këtë na e vërtetoi edhe një herë një lojë që Lyrical Son, emri i vërtetë i të cilit është Festim Arifi, i bëri disa prej miqve të tij teksa ishte i ftuar në emisionin “N’majë t’gjuhës”.
Artisti u dërgoi 5 miqve të tij, mes të cilëve Mc Kreshës dhe Ledri Vulës një mesazh zanor qesharak ku tha: “Bir i bleva disa dru se po thonë që ka me qenë krizë për rrymë, por për me i mbajt deri në banesë u dashka dikush i fortë si kali e më shkoi mendja te ti. A po vjen t’i mbash e të qeras me 5 qebapa dhe një kos?”
Kur miqtë e tjerë u përgjigjën përmes pyetjeve apo batutave, Mc Kresha e mori atë shumë seriozisht dhe u tregua i gatshëm për ndihmë menjëherë:“Oooo biri jem pa problem, veç a mu nis tani a menjëherë ????”.
Ndërsa miqtë e tjerë duke njohur tipin karizmatik të reperit kanë mbajtur lojën e tij përmes batutave:
“Që ja shton edhe një lemenk unë po vi”
“Shtoma edhe 1 kola, por nuk të garantoj që i mbaj si kali”
“Unë po vi nëse heq kosin e shton 1 fanta”
“Festim, vërtetë nuk po bleni drru a?”.

Back to top button