SHBA kërkon sqarim nga Serbia për marrëveshjen Serbi-Rusi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka kërkuar sqarim nga autoritetet serbe për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Rusisë. Ambasadori Hill tha se nuk e kanë parë dokumentin meqë i njëjti ende nuk është dokument publik.
“SHBA-ja dëshiron sqarim se çka nënkupton ajo marrëveshje ose protokoll. Kemi pasur biseda shumë të mira me delegacionin serb javën e kaluar në New York. Kemi tarjtuar tema lokale por edhe ato globale. Vetëm pas këtyre bisedave kemi kuptuar për nënshkrimin e protokollit. Nuk e kemi parë dokumentin meqë ai nuk është një document publik. Sinqerisht në këtë moment, askush asgjë nuk do të duhej të nënshkruante me Rusinë. Shumë pak janë duke nënshkruar përveç atyre rekrutëve të shkretë që po i mobilizojnë për operacionet ushtarake që po dështon”, ka thënë Christopher Hill./21Media

Back to top button