“Ma nisi çunin për bukë dhe e vrau”, babai i 8 vjeçarit tregon pengun: Të vdes tani që ta shikojë

Babait të Mateo Vasiut, i mbetur peng në zemër mënyra sesi fqinji i tij i futi në kurth të birin 8-vjeçar që më pas ja vrau dhe ja groposi në oborr.
Para gjykatës, në gjendje të rënduar psikologjike, ai deklaronte se nuk i duhej më jeta.
“Më nisi çunin për bukë. Të vejë çuni ti marrë bukën, t’ja çojë bukën atij dhe të më vrasë, kjo më ka mbetur gozhdë. Të vdes unë tani dhe të shikojë çunin aty ku është. Jam i vdekur, nuk di çfarë të them”, shkruan oranews.
Shtetasi Klodian Çalamani dyshohet se të martën e ka goditur me send të fortë, kazmë, në kokë, fëmijën e mitur dhe më pas e ka groposur atë në oborrin e banesës së tij, në Fier.

Back to top button