Macron: Franca mbështet Kosovën në përpjekjet e saj për forcimin e sundimit të ligjit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron.
Macron në letrën e urimit ka thënë se Franca mbështet Kosovën në përpjekjet e saj për forcimin e sundimit të ligjit.
“Situata e re gjeopolitike e krijuar nga lufta e agresionit rus në Ukrainë ka bërë që Bashkimi Evropian të forcojë angazhimin e tij politik, ekonomik dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor […] Në këtë drejtim, përshëndes solidaritetin e treguar nga Kosova për pritjen e refugjatëve dhe gazetarëve ukrainas”, ka thënë Macron.
Ndër të tjera, Presidenti Macron ka bërë thirrje për forcim të marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa ka inkurajuar Kosovën që të vazhdojë me vendosmëri përpjekjet e ndërmarra për forcimin e sundimit të ligjit, në mënyrë që ta lehtësojë integrimin evropian, duke thënë se mund të llogaris në përkrahjen e Francës./21Media

Back to top button