Kaloni te përmbajtja kryesore

Macron i kërkon Putinit që të ketë kujdes me centralet bërthamore të Ukrainës

Presidenti francez Macron ka ngritur shqetësim të madh për sigurinë bërthamore.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur “shqetësimin e tij të madh” për sigurinë bërthamore gjatë një telefonate me presidentin rus Vladimir Putin të dielën.
Një zyrtar nga zyra e Macronit tha se presidenti francez i kërkoi Putinit t’i jepte fund operacioneve ushtarake të Rusisë në Ukrainë gjatë një telefonate të sotme që zgjati gati dy orë.
Në një shkrim nga Pallati Presidencial Francez thotë se Macron i tha Putinit se ishte e domosdoshme të ndërmerren hapa konkretë për të adresuar sigurinë, sigurinë dhe masat mbrojtëse bërthamore.
“Macron theksoi domosdoshmërinë absolute për të shmangur çdo dëmtim të integritetit të objekteve bërthamore civile të Ukrainës, siguria dhe siguria e të cilave duhet të garantohen në përputhje me rregullat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe propozimet e Drejtorit të Përgjithshëm të saj. Presidenti rus ka rënë dakord që IAEA duhet të fillojë punën në këtë fushë pa vonesë”, thuhet në shkrim.
“Presidenti francez bëri thirrje gjithashtu për respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar, mbrojtjen e civilëve dhe shpërndarjen e ndihmave. Ai përsëriti rëndësinë e një zgjidhjeje të negociuar, plotësisht të pranueshme për ukrainasit”, thuhej tutje.
Në fillim të kësaj jave, Rusia sulmoi termocentralin më të madh bërthamor të Evropës në qytetin juglindor Enerhodar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button