Macron përsërit angazhimin për të ndihmuar Ukrainën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron falënderoi kancelarin Olaf Scholz dhe tha se do të krijojnë një Evropë që është më e fortë dhe e përgatitur për të trajtuar sfidat e mëdha, si digjitalizimi, mbrojtja e mjedisit dhe të gjitha sfidat e tjera.
Ai tha se Gjermania luan një rol strukturor dhe jetik në të gjitha këto tema dhe ka udhëhequr veprimet në përpjekje për të ndalur luftën, përcjell rtv21.tv
“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të mbrojtur demokracinë dhe të qëndrojmë krah për krah me Ukrainën duke mbrojtur qytetarët tanë”, tha Macron.
Presidenti paralajmëroi sanksionet e reja, duke shtuar se vendet evropiane do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë, duke përfshirë ndihmën financiare dhe ushtarake për Ukrainën.
Siç raporton BBC, Macron tha se Evropa duhet të zvogëlojë varësinë e saj nga importet ruse të energjisë./21Media

Back to top button