Scholz mirëpret Macron-in në Berlin

Kancelari gjerman Olaf Scholz mirëpriti sot në Berlin presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Duke folur në një konferencë për media, ai përgëzoi Macron-in për rizgjedhjen e tij.
Ai thotë se bashkëpunimi i mirë midis Francës dhe Gjermanisë është i rëndësishëm dhe se të dy vendet duhet të punojnë mirë së bashku që Evropa të punojë mirë së bashku, përcjell rtv21.tv
“Askush nuk mund ta dinte se lufta në Ukrainë do të shpërthente, ose se mijëra e mijëra do të përjetonin vdekjen dhe shkatërrimin si rezultat”, tha kancelari.
“Ne kemi përjetuar një pikë kthese në histori”, shton ai./21Media

Back to top button