​Macron shpreson në arritjen e një zgjidhjeje të negociuar në Ukrainë

Presidenti francez, Emmanuel Macron zhvilloi një vizitë treditore këtë javë, në Kinë, ku diskutoi rolin e Pekinit për të ndihmuar në rifillimin e negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës.

Macron tha se Franca dhe Kina kishin një partneritet strategjik dhe se gjithashtu kishin zhvilluar bisedime për paqen dhe stabilitetin në botë.

Garret Martin, një lektor i lartë në Universitetin Amerikan, tha se Macron shpreson të arrijë një zgjidhje të negociuar në Ukrainë, por do të duhej një lloj mekanizmi që t’i jepte garanci Ukrainës dhe Rusisë për stabilitet dhe siguri.

“Unë nuk mendoj se Kina mund ta bëjë këtë, tani për tani. Macron po përpiqet të mbjellë një farë në udhëheqjen kineze për të parë nëse me kalimin e kohës ata do të ishin më të gatshëm të nxisin Rusinë që të merrte në konsideratë negociatat e tyre”, tha ai.

Kina propozoi një plan paqeje prej 12 pikash në shkurt për t’i dhënë fund luftës.

Putin tha se plani mund të përdoret si bazë për një zgjidhje paqësore.

Back to top button