Vdiq një 5-vjeçar në Vushtrri, dyshohet se u qëllua me armë zjarri

Në 5 vjeçar ka vdekur sot në Vushtrri. Policia ka treguar se sipas dyshimeve të para viktima është qëlluar nga një armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij.

Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti bëri të ditur se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë dhe një pistoletë teksa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjekësore, ndërkohë nga autoritetet mjekësore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmija ka vdekur. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës”, ka thënë Zahiti./21Media

Back to top button