Macron të hënën pret Vuçiqin, Elysee: Pa normalizim me Kosovën nuk ka BE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të takojë të hënën homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq në Paris, për të diskutuar mbi integrimin evropian të Serbisë dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njoftoi Presidenca franceze.

Vuçiq pritet në pallatin presidencial francez rreth orës 20:00, ku do të ketë një deklaratë të përbashkët për media, pas së cilës do të ketë një darkë për dy krerët e shtetit.

Me këtë rast, Macron do të “riafirmojë angazhimin dhe mbështetjen e plotë për integrimin evropian të Serbisë” dhe se “normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është pjesë integrale e procesit të anëtarësimit në BE”, thuhet në njoftimin e publikuar mbrëmë. /Le Figaro

Back to top button