Macron: Do të luftoj kundër ndarjeve që na kanë përçarë

Emmanuel Macron u zgjodh sot president i Republikës së Francës me 65,5-66,1 për qind të votave

Do të luftoj kundër ndarjeve që na kanë përçarë, konfirmoi sot në mbrëmje, Emmanuel Macron, fitues i zgjedhjeve presidenciale përballë ekstremit të djathtë duke shtuar se kishte dëgjuar nervozizmin, ankthin dhe dyshimet e francezëve.

“Presidenti i zgjedhur, kandidati i qendrës dhe pro-evropiani theksoi gjithashtu se do të punonte për të forcuar lidhjet mes Evropës dhe popujve që e formojnë, mes Evropës dhe qytetarëve”, në një deklaratë nga selia e fushatës së tij në Paris.

Kandidati i qendrës, pro-evropiani, Emmanuel Macron, 39 vjeç, fitoi sot në mbrëmje zgjedhjet presidenciale franceze përballë rivales së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen duke u bërë presidenti më i ri i zgjedhur në një vend thellësisht të ndarë.

“Kandidati i qendrës, Emmanuel Macron u zgjodh sot president i Republikës së Francës me 65,5-66,1 për qind të votave përballë kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen e cila mori 33,9-34,5 për qind të votave”, sipas rezultateve të instituteve kryesore të sondazheve.

Back to top button