Në ditën e policisë së Maqedonisë, shumë urime dhe shumë probleme

Nga sindikata e pavarur përkujtuan për të drejtat e parealizuara të familjeve të mbrojtësve të vitit 2001

Punë me uniformë joadekuate, orë pune të papaguara, ushqim jo i mirë, keqpërdorim i parave i të hollave në llogari të të drejtave të tyre, janë vetëm disa nga problemet e shumta që i përmendën policët, pjesëtarët e Sindikatës së pavarur, sot më 7 maj kur pjesëtarët e MPB-së shënojnë ditën e policisë së Maqedonisë.

“Kemi pritur punë shumë më të mira sa u përket uniformave, pajisjeve, rrogës, orëve të punës, sistemit të punës, funksionimit të stacioneve policore”, tha Goce Dellçev Todev, Kryetar i SPP.

Nga sindikata e pavarur përkujtuan për të drejtat e parealizuara të familjeve të mbrojtësve të vitit 2001.

“Nga viti 2001 e deri më sot kanë humbur jetën 14 policë, ndërsa shteti, përkatësisht MPB-ja refuzon që ti dëmshpërblejë familjet e të ndjerave si dhe të 54 policëve të lënduar të cilëve shteti u mori taksa gjyqësore me vlerë prej 17,5 mijë euro, ndërsa ata kërkonin dëmshpërblim në vlerë prej 5 deri 10 mijë euro”, u shpreh Aco Stojanovski, Sindikata e pavarur e policisë,shkruan tv21.tv

Me rastin e 7 majit, ditës së policisë së Maqedonisë, urime dërguan edhe liderët e LSDM-së, Zoran Zaev dhe ai i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

“LSDM do të mundësojë polici profesionale, moderne dhe efikase, pa ndikime personale, partiake dhe çfarëdo lloje tjetër ndikimesh. Do ta mbrojmë dinjitetin personal dhe profesional të të gjithë pjesëtarëve të policisë dhe forcave të sigurisë përmes përmirësimit të kushteve të punës dhe statusit të punës”, nga LSDM.

“Gjithmonë do ti mbajml mend heronjtë të cilët i humbën jetët e tyre duke e mbrojtur Maqedoninë në Lagjen e Trimave, por edhe të gjithë ata të cilët rrezikuan jetën e tyre në konfliktin e armatosur dhe aksionet që u realizuan në periudhën e kaluar. Qeveria e VMRO-DPMNE-së gjatë dhjetë viteve të kaluara investoi shumë në zhvillimin e policisë, duke filluar nga profesionalizimi përmes investimeve me teknikën dhe pajisjen më bashkëkohore, deri te përmirësimin e standardeve të punonjësve policorë”, nga VMRO-DPMNE.

Nga sindikata e pavarur theksojnë se gjëja më problematike është policia kufitare.

“Nga 32 orët e punuara jashtë orarit të punës, që janë të parashikuara me ligj të paguhen, ndodh që në policinë kufitare të mos paguhen as ato 32 orë pune, ndërsa realizohen më shumë se 100 orë. Në objektet e qëndrimit jemi nga dy, tre ose katër ditë pa pushim, ndërsa atje nuk janë plotësuar të gjitha kushtet për një qëndrim të tillë”, u shpreh Sllobodan Stoillkovski, Policia Kufitare.

Në ditën e policisë së Maqedonisë, Dellçev Todev e porositi ministrin e punëve të brendshme të mos harrojë ta dëgjojë zërin e profesionistëve ndërsa kolegëve u premtoi luftë më të ashpër për të drejtat e tyre./21Media

Back to top button